Një zyrtar policor është qëlluar për vdekje gjatë një ndalimi rutinor në trafik në Auklland të Zelandës së Re.
Një tjetër zyrtar policor është plagosur seriozisht. Sulmuesi ka ikur nga skena e sulmit dhe ende nuk dihet nëse është zënë.
Rreth katër orë pas të shtënave, policia e armatosur ka arrestuar dy burra, kanë raportuar mediat lokale.
Policia në Zelandën e Re zakonisht nuk bart armë, dhe është e rrallë që zyrtarët të vriten në detyrë.
Sipas policisë, ka qenë maji i vitit 2009, kur një zyrtar policor është qëlluar në një shtëpi, derisa ka kryer një kërkim rutinor.
Komisionari policor, Andrew Coster, ka konfirmuar se zyrtarët nuk kanë qenë të armatosur.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka thënë se vdekja përbën “lajm shkatërrues”.
Burimi: top-channel.tv