FOTO/ Ndodh në Malajzi! Kapet peshku i rrallë me dhëmbë e buzë si të njeriut

0
Gjigandi

Foto e një peshku me dhëmbë njeriu ka “çmendur” përdoruesit e rrjeteve sociale. Peshku me buzë dhe dhëmbët si të një njeriu, është kapur nga një peshkatar adoleshent në brigjet e Malajzisë.

I mituri, pasi ka kapur peshkun e veçantë ka postuar një foto të tij në rrjete sociale me mbishkrimin: “Buzët e tij janë si të një njeriu, dhëmbët gjithashtu”.
Edhe pse shumë njerëz kanë menduar që foto është rezultat i photoshop-it, mediat lokale në Malajzi thonë se e gjitha është e vërtetë. Sipas këtyre mediave, peshku është i njohur në Malajzi me emrin “Ayam Laut ose Ikan Jebong”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu