Zelanda e Re miraton referendumin për eutanazinë

0
Gjigandi

Zelanda e Re pritet të bëhet vendi i parë në botë që do të marrë vendim për lejimin ose ndalimin e eutanazisë përmes votës së popullit pasi deputetët e këtij shteti e miratuan projektligjin për eutanazinë.

Ky ligj, me të cilin lejohet mbytja e vullnetshme e pacientëve që vlerësohen se kanë më pak se gjashtë muaj jetë, e kaloi leximin e fundit në kuvend të mërkurën, kur 69 deputetë e përkrahën dhe 51 të tjerë e kundërshtuan.

Ligji u dërgua për votim në kuvend pas dy vjetëve të debatit. Pavarësisht miratimit nga ligjvënësit, ai do të futet në fuqi vetëm nëse miratohet nga votat e popullit në referendum, i cili do të jetë pjesë e zgjedhjeve të vitit 2020. Në këtë rast do të votohet edhe për legalizimin e përdorimit të kanabisit për qëllime rekreative.

Sipas një sondazhi që ishte bërë në korrik, 72 për qind e njerëzve që morën pjesë në të e përkrahën miratimin e eutanazisë. Megjithatë, ndaj këtij propozimi ka pasur edhe reagime negative.

Deputetët e Zelandës së Re kishin provuar të miratojnë një projektligj të tillë dy herë të tjera në të kaluarën, por kishin dështuar për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme.

RonaTyra

Një profesor universitar në këtë shtet, Jonathan Boston, tha se mbajtja e dy referendumeve në të njëjtën ditë me zgjedhjet mund të ndikojë në pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në votim, shkruan “The Guardian”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu