Zelanda e Re do të mbajë referendum për vdekjet e asistuara

0
Gjigandi

Parlamenti i Zelandës së Re ka votuar për legalizimin e vdekjes me ndihmën e mjekëve, duke hapur rrugën për referendum kombëtar për këtë çështje vitin e ardhshëm.

Ky ligj do të lejonte që njerëzit e sëmurë përfundimisht me më pak se gjashtë vjet jetesë, të kenë mundësi të zgjedhin nëse duan të vdesin me ndihmën e dy mjekëve.

Projektligji është miratuar me 69 vota për dhe 51 kundër, duke i dhënë fund debatit të nxehtë parlamentar për këtë çështje.

Kryeministrja, Jacinda Ardern ka mbështetur thirrjet për reforma.

Një sondazh së fundmi ka treguar se 72 për qind e banorëve të Zelandës së Re mbështesin vdekjen përmes ndihmës mjekësore.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu