Nuk është për t’u habitur që zemrën e quajnë organ kryesor: falë saj, trupi ynë funksionon
Muskujt e zemrës dërgojnë gjakun e pasuruar me oksigjen dhe materiet ushqyese në të gjitha indet dhe sistemet.
Kur pushon zemra, pushon edhe jeta. Prandaj, organi kryesor patjetër duhet të punojë vazhdimisht dhe pa defekte. Mirëpo, me kalimin e moshës mund të shpenzohet, të vuajë nga faktorët negativë dhe të sëmuret.
Është me rëndësi të ndiqet vazhdimisht gjendja e saj, në mënyrë që me kohë të vërejmë problemet dhe t’i qasemi shërimit adekuat.
Problemet me zemrën më së shpeshti shfaqen te ata persona të cilët e teprojnë me sasinë dhe ushqimin e fërguar, pinë duhan, alkool, vuajnë nga stresi dhe pagjumësia, bëjnë jetë në mënyrë joadekuate.
Atyre të cilët besojnë që zemra e tyre është mirë, u këshillojmë që të bëjnë dy teste të shpejta në mënyrë që të jenë të sigurt që mendimi i tyre është i vërtetë:
Testi 1
Merrni një enë të thellë dhe mbusheni me ujë të ftohtë. Zhytni duart në të dhe mbani disa minuta.
Nxirrni duart nga uji dhe shikoni: duart të kaltra apo shumë të bardha janë tregues të qarkullimit të çrregulluar.
Qarkullimi i keq është shenjë e punës së keqe të muskujve të zemrës.
Testi 2
Shtrijuni në krevat dhe në gjendje qetësie matni pulsin tuaj. Është e nevojshme të numëroni rrahjet e zemrës në një minutë.
Pastaj ngrihuni dhe sërish matni rrahjet e zemrës. Nga numri i fundit hiqeni të parin – distanca nuk bën të jetë më e madhe se 10 – 12 njësi. Nëse ka më shumë, mund të keni probleme me zemrën.
Vetëm mjeku mund të caktojë diagnozën e saktë, andaj nëse rezultatet e këtij testi shtëpiak janë të këqija, shkoni te specialisti.
Sëmundja e zemrës është shumë serioze, prandaj kujdesuni për veten.