Zbulohet orari i xhiros së parë të Superligës pas pauzës

0
Gjigandi

Ipko Superliga e Kosovës do të kthehet me ndeshje qysh të premten, më 5 qershor, përderisa përballja mes Llapit dhe Dukagjinit në Podujevë do ta rinisë garën në kampionatin elitar kosovar pas një ndërprejeje prej gati tre muajsh.

Kampionati në Ipko Superligën e Kosovës u ndërpre në fillim të muajit mars, shkaku i përhapjes së koronavirusit, pikërisht kur gara për titull dhe për mbijetesë ishte bërë e zjarrtë.

Tani, pasi skuadrave u është mundësuar të kthehen në seanca stërvitore, do të kthehen së shpejti edhe ndeshjet e Ipko Superligës së Kosovës.

Përballja që do ta rinisë kampionatin, në kuadër të xhiros së 23-të, do të jetë ajo mes Llapit dhe Dukagjinit, që do të zhvillohet më 5 qershor në orën 16:00.

Orari i xhiros së 23-të:

RonaTyra

5 qershor (16:00)

Llapi – Dukagjini

E shtunë (16:00)

Feronikeli – Vushtrria
Drita – Flamurtari

E diel (16:00)

Gjilani – Trepça ’89
Ballkani – Drenica
Prishtina – Ferizaj (18:00)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu