Për vite me radhë, gjiganti teknologjik Apple gradualisht ka rritur çmimet e smartfonëve të serisë tashmë të mbipopulluar iPhone.
Sipas një postimi në Twitter të Jon Prosser nga FrontpageTech, iPhone 12 mund të startojë me çmim prej 649 dollarësh (585 euro). Gjithashtu, sipas këtij burimi, modeli mund të lansohet në katër variante. Modeli bazë do ketë ekran me madhësi 5.4-inç, përkatësisht më i vogli në krahasim me të tjerët.
Gjithashtu, postimi i Prosserit zbuloi edhe çmimet e iPhonëve të tjerë, ku iPhone 12 me ekran 6.1-inç do të ketë çmim më të shtrenjtë se paraardhësi i tij prej 749 dollarë (675 euro), ndërsa iPhone 12 Pro do të kushtojë 999 dollarë (900 euro) dhe iPhone 12 Pro Max prej 1,099 dollarë (990 euro).
Ai po ashtu ka shkruar se veçoria 5G do të jetë e pranishme në serinë e Apple.