Realme X3 një super celular me një super kamerë

0
Gjigandi

Realme X3 fillon në Evropë dhe vjen me një ekran 120Hz dhe zoom periskop.

Kompania Realme është duke punuar shumë për të fituar teren në tregun evropian. Realme X3 u prezantua të martën, me super performanca dhe me një çmim të arsyeshëm prej 499 euro.

Kjo kompani ka investuar në kamerën e këtij telefoni mjaft shumë dhe tashmë po i bën konkurrencë modeleve të tilla si Samsung Galaxy S20 Ultra, e Huawei P30 P40 ose Oppo Find X2 Pro.

Kamera kryesore ka 64 megapikselë. Në pjesën e përparme është ekrani LCD me diagonale prej 6.6 inç, i cili ka një rezolucion prej 1080 x 2400 pikselë. Shkalla maksimale e rifreskimit prej 120Hz është e jashtëzakonshme. Dy kamera selfie janë të vendosura në një prerje të zgjatur në pjesën e sipërme të majtë.

Telefoni celular nuk mbështet 5G për shkak të zgjedhjes së çipit me Snapdragon 855+. Bateria ka një kapacitet prej 4200 mAh, dhe arrin të mbushet për 55 minuta.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu