Me hapa të ngadaltë, por të sigurtë, futbolli italian po përgatit rinisjen e aktivitetit. Ministri i Sportit, Spadafora, tregohet shumë i kujdesshëm teksa shuan zjarrin e polemikave dhe hamendësimet se qeveria ka një përlasje me Lega Calcio për rifillimin e sezonit.
Megjithatë, përpos kësaj përplasje në distancë dhe mbledhjeve të zhvilluara sistematikisht çdo javë, sipas asaj që “Sky Sport” ka mësuar, në protokollin për sportet e skuadrave që përmbahet në raportin e Politeknikut të Torinos, CONI ka vendosur edhe dy kushte bazë: përdorimi i tamponëve 48 orë përpara ndeshjes dhe detyrim përdorimi i maskave për futbollistët në stol.
Raporti zyrtar dhe i firmosur i është dërguar Ministrit Spadafora. Në raportin e detajuar prej më shumë se 400 faqesh, ilustrohen faktorët e rrezikut për të gjitha disiplinat sportive në prag të rinisjes së mundshme.
Të gjitha sportet e skuadrave, sigurisht, paraqesin një rrezik mesataro të lartë.