Edhe një shtet konfirmon rikthimin e futbollit nga 20 maji

0
Gjigandi

Kategoria e Parë e Kosta Rikës do të rifillojë më 20 maj me të gjitha ndeshjet pas dyerve të mbyllura deri në njoftimin e mëtejshëm për shkak të pandemisë koronavirus, njoftuan organizatorët të hënën.

“Pas një pritje të gjatë, futbolli kthehet në fushat tona nga 20 maji, duke luajtur të dielave dhe të mërkurave deri në fund. Nëse ka një finale, ajo do të jetë më 1 korrik”, tha presidenti i Unionit Kombëtar të Futbollit (Unafut), Julián Solano në një konferencë për shtyp.

Turneu i klauzurës u pezullua më 17 mars kur ishin luajtur 15 nga 22 ndeshjet e fazës së parë.

Unafut, i cili mbledh së bashku klubet e divizionit të parë dhe organizon garën, paraqiti një seri protokolesh që u miratuan nga Ministria e Sportit dhe Ministria e Shëndetësisë.

Këto protokolle përcaktojnë distancimin e lojtarëve në seanca stërvitore dhe autobusë, pak staf në stadiume, numër të kufizuar të gazetarëve në ndeshje, duke ndaluar përshëndetjet midis lojtarëve, ndër të tjera.

RonaTyra

Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të hënë se nga 16 maj aktivitetet e kontaktit sportiv janë rikthyer, por pa praninë e publikut, si pjesë e planit për de-përshkallëzimin e kufizimeve në aktivitete të ndryshme ekonomike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu