Lautaro Martinez u bë objektivi numër një i Barcelona-s në merkato pas disa refuzimeve të marra nga presidenti i katalanasve, Josep Maria Bartomeu.
Barça është shumë afër arritjes së marrëveshjes për yllin e Inter-it, por Mundo Deportivo ka zbuluar se gjërat mund të kishin shkuar ndryshe nëse Bartomeu do të kishte bindur Tottenham të shiste Harry Kane.
Objektivi kryesor i presidentit të katalanasve këtë verë ishte sulmuesi anglez dhe ai provoi të niste negociatat me pronarin e Spurs-ave, Daniel Levy.
Megjithatë, londinezët kanë refuzuar dhe i kanë bërë të ditur Bartomeu-t se Kane nuk ishte në shitje.