Zbardhet sherri i Lewandowski me trajnerin e Bayernit: Unë i shënova 41 gola, jo ju

0
Zbardhet sherri i Lewandowski me trajnerin e Bayernit: Unë i shënova 41 gola, jo ju
Gjigandi

Kapitull i ri në çështjen Lewandowski-Bayern Munich. Sulmuesi polak ka kërkuar publikisht largimin (“diçka tek unë ka vdekur, kam nevojë për stimuj të rinj”), por bavarezët nuk janë të gatshëm ta shesin atë.

Duke refuzuar ofertën e parë (32 milionë euro) nga Barcelona, presidenti Hainer përsëriti se “mund ta përballojmë ta humbasim atë si transferim falas brenda një viti, nuk kemi probleme ekonomike”.

Dhe lojtari mendon të shfrytëzojë nenin 17 të FIFA-s për transferimet për t’u larguar në mënyrë të njëanshme. Edhe ngaqë tani duket se edhe me trajnerin Nagelsmann nuk ka ndjenjë të madhe.

Sipas asaj që raporton TZ, gazeta bavareze, para përfundimit të sezonit, Nagelsmann do t’i kishte detyruar lojtarët e jashtëm të bënin një stërvitje, duke i sugjeruar Lewandowskit se si të lëvizte për t’i shfrytëzuar më mirë krosimet nga krahët.

Mirëpo, reagimi i sulmuesit polak nuk do të ishte veçanërisht i përshtatshëm: “Unë jam ai që shënova 41 gola në një vit në Bundesligë, duke vendosur rekordin e të gjitha kohërave, jo ju”.

RonaTyra

Disa deklarata publike të Lewandowskit në të kaluarën marrin një tjetër kuptim, shfaqin pakënaqësi: “Ne luajmë me 6 lojtarë sulmues, për një sulmues si unë nuk është e lehtë të gjejë hapësira, sidomos ndaj kundërshtarëve që mbrojnë thellë”.

Ndoshta kjo ishte shenja e parë e pakënaqësisë. Dhe tensioni te Bayerni vazhdon të rritet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu