Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e shqiptares në Itali

0
8
Gjigandi

Policia italiane vazhdon hetimet për dy vdekjet e transgjinores Camilla dhe shqiptares Nevila Pjetri, trupat e pajetë të të cilëve u gjetën në harkun kohor të 24 orëve jo shumë larg njëri-tjetrit.

Daniele Bedini është arrestuar si autor i dyshuar i të dyja ngjarjeve dhe policia po heton në dy pista, një serial killer në botën e prostitucionit apo një vrasje për t’i mbyllur gojën dëshmitarit.

Dyshohet se transgjinorja Camilla ta ketë parë autorin kur ka tërhequr zvarrë trupin e pajetë të Nevilës dhe e ka hedhur në përrua.Artizani 32-vjeçar vazhdon ta mohojë përfshirjen në të dyja vrasjet.

“Natën e dy vrasjeve kam qenë në lokal me shokë.”

Kjo është alibia e tij.

Nevila u gjet e pajetë në shtratin e përroit Parmignola, në Marinella, pranë Sarzanës , e vrarë nga dy të shtëna me armë në kokë.

Jo shumë larg, në të njëjtën ditë u gjet edhe Camilla.

Po vijojnë hetimet nga Karabinierët e Ris di Parma dhe Policia Shkencore për të konstatuar nëse ka lidhje mes dy vdekjeve.

Autopsia e Nevila Pjetrit

Vajza shqiptare u vra me dy të shtëna me pistoletë të kalibrit 22 në kokë. Mjekja ligjore Susanna Gamba konstatoi rezultatin e autopsisë. Gjuajtja e parë është qëlluar në ballë, tjetra pas veshit të majtë. Ende mbetet për t’u sqaruar nëse vrasja ka ndodhur në vendin ku është gjetur kufoma apo diku tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu