Kush është Marklen Haka? I riu nga Nikla u arrestua që 20-vjeç për vrasje

0
Gjigandi

Marklen Haka ka mbetur i plagosur me një plumb në nofull, nga një person që dyshohet se e njihte. Kjo pasi kishte dalë nga makina dhe ishte përballur me të, ndërsa agresori ka qëlluar për të vrarë duke shënjestruar kokën. Por mesa duket, Haka ka lëvizur në kohë dhe plumbi e ka marrë në nofull, e si pasojë nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore tek spitali i Traumës në Tiranës. Por kush është Haka, i riu nga Nikla, i njohur për Policinë e Shtetit dhe jo vetëm?

Marklen Haka është pjesë e të ashtuquajturës “Banda e Niklës” herën që fundit që u bë pjesë e kronikës së zezë kishte sërish lidhje me atentat. Kësaj herë i shkuan deri në shtëpi, ku ai vetë i shpëtoi atentatit, ndërsa e vdekur mbeti halla e tij, Shpresa Basha.

Marklen Haka arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah sepse ishte në oborr kur filluan të shtënat. Ndërsa në janar të këtij viti ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona. Por sërish u lirua. Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20 vjeç, i dyshuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes. Ai u arrestua më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së biznesmenit Nadien Zenelit mbrëmjen e 13 qershorit të po atij viti, në një nga baret tek ish-Blloku në kryeqytet.

I shoqëruar pas ngjarjes, i arrestuari Mariglen Haka ka mohuar vrasjen dhe ka pohuar se nuk ka qenë në Tiranë ditën e ngjarjes. Megjithatë, Haka u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u arrit t’i faktohej vepra penale, për të cilën ishte arrestuar dhe Prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur të fajshëm. Për vrasjen, mediat asokohe flisnin për dy pista. Fillimisht u dyshua dhe Markleni vrau Nadien Zenelin në shenjë hakmarrjeje për ekzekutimin e vëllait të tij, Rolandit, kur ai vetë ishte vetëm 13 vjeç. Dyshimet e familjes binin pikërisht mbi Nadien Zenelin, të cilin familja Haka e akuzoi se kishte prerë në besë, edhe pse për disa vite ai ka pasur lidhje krushqie me familjen në fjalë. Viktima e vrasjes në Bllok, Nadien Zeneli, ka qenë i martuar me kushërirën e të dyshuarit, me të cilën ishte i divorcuar. Megjithatë nuk kishte prova të mjaftushme.

Mirëpo kjo nuk do ishte hera e fundit që Haka do të prangosej. Më 12 shtator të vitit 2018, Mariglen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë përfunduan në Polici. Policia arriti të gjente vetëm disa armë pa leje. Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie. Dënimin që e përfundoi në korrik të 2019. Dy muaj më pas e plagosën. Po ashtu, Haka njihet për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në 2019-ën.

RonaTyra

Ndërsa tani do të duhet që Haka të përmendet dhe të flasë për të treguar se kush ishte personi që e qëlloi dhe përse. Policia ende nuk ka një pistë konkrete, por dyshohet se ka lidhje me hasmëritë e mëparshme të familjes së njohur në zonën e Niklës./dosja.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu