Zbardhet axhenda e Palmer, SHBA zbarkon ne Maqedonine e Veriut – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

MAQEDONI E VERIUT Përfaqësuesi i posaçëm i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer të martën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. Diplomanti amerikan do të pritet nga shefi i diplomacisë, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Në këtë takim pritet që Dimitrov dhe përfaqësuesi i lartë i Departamentit të Shtetit të diskutojnë për zhvillimin e raporteve bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mbështetjen e SHBA-së për integrimet euro-atlantike të shtetit tonë, ndërkohë do të shkëmbejnë edhe mendime për gjendjen në rajon. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu