Zbardhen të tjera debate nga mbledhja e grupit parlamentar të PD – ja propozimet e deputetëve

0
Zbardhen të tjera debate nga mbledhja e grupit parlamentar të PD – ja propozimet e deputetëve
Gjigandi

“Panorama” zbardh të tjera diskutime dhe debate nga brenda mbledhjes së grupit parlamentar demokrat që është duke vijuar në ambientet e selisë blu mesditën e të martës.

Bashkimi është kryefjala e diskutimeve të deputetëve që kanë vënë theksin tek fakti që vijimi i debateve po i merr kohë këtij procesi për bashkim të partisë.

Deputeti i PD, Saimir Korreshi është shprehur se “me këto ritme nuk jemi në rrugën e duhur”. Ndërsa deputetja Albana Vokshi tha se bashkim duhet edhe në bazë.

Ndërsa deputeti Lefter Gështenja ka bërë disa propozime dhe ka kërkuar që në procesin e zgjedhjeve brenda partisë

“te perfshihen kryetaret /drejtuesit/ ish drejtuesit e strukures se degeve qe kane shpenzuar per 30 vjet kohe mund dhe para, jane njerez me vlera dhe kontribute, jane njerez qe kane sepaku 9 vjet ne nje opozite te veshtire”.

RonaTyra

Saimir Korreshi: E vetmja menyre per zbutjen e demokrateve eshte bashkimi. Duhet t’u kthejme bashkite demokrateve, me keto ritme nuk ‘jemi ne rrugen e duhur.’

Albana Vokshi: Bashkimi te jete real, jo i sforcuar, bashkim edhe ne baze.

Ferdinand Xhaferraj duke vleresuar qe Berisha foli per ambasadoren amerikane duke e quajtur zonja Kim: Kjo eshte pozitive qe ne dallim nga mbledhjet e shkuara Berisha nuk perdori epitetin guvernatore. Per grupin parlamentar te PD, zonja Kim eshte ambasadorja e nderuar e Shteteve te Bashkuara, aleatit tone strategjik. Lidhur me procesin e bashkimit, eshte nje mashtrim qe po çon ne rrenim.

Lefter Gështenja: Ka kohe qe PD eshte ne nje krize te thelle. Pasi PD nuk fitoi zgjedhjet 25 prillit, nisi bjerrja apo rrjedhja e pare e anetaresise dhe struktures, ku shume demokrate shprehnin pakenaqësine per ate çka ne nuk erdhem ne pushtet.

Krisja e dyte dhe me thelle ishte vendimi i 9 shtatorit, e per pasoje vendimet e njepasnjeshme te 11 dhe 18 dhjetorit qe cuan ne carjen dhe krizen e thelle te PD.
Duke pare dhe pranuar realitetin ku ndodhemi sot si PD, ne duhet te ndermarrim nje proces gjitheperfshires ku secili nga ne duhet te kontribuoje jo per te perfituar, por duke dhene maksimumin ne funksion te bashkimit dhe organizimit real te PD.
Në thelb të ketij procesi mendoj se duhet te qendroje:
”armepushimi” mes demokrateve, vota e fshehte e lire dhe e barabarte.

Çfare kuptimi ka hapja apo bashkimi i partise nese ne vazhdojme bejme zgjedhjet perpara se te hapet apo te bashkohet Partia?

Mendoj qe ne PD nuk duhet te ekzistoje termi ‘shumice’, ‘pakice’, pasi ne duhet te jemi NJE, te jemi te gjithe bashke kunder Edi Rames. Ndarja ne mazhorance e minorance ne parti na con ne ndarje dhe percarje te struktures ne te gjitha nivelet.

Nuk eshte aspak normale qe ne procesin e zgjedhjeve brenda ne Parti te mos perfshihen kryetaret /drejtuesit/ ish drejtuesit e strukures se degeve qe kane shpenzuar per 30 vjet kohe mund dhe para, jane njerez me vlera dhe kontribute, jane njerez qe kane sepaku 9 vjet ne nje opozite te veshtire. Ata nuk perfshihen thjesht per faktin se mendojne ndryshe apo nuk kane firmosur formularin, nderkohe nuk jane larguar per asnje moment nga PD.
Une them qe kjo nuk eshte normale, kjo nuk eshte demokraci, kjo nuk eshte hapje e partise ky nuk eshte bashkimi, por eshte e kunderta.

Per zgjidhjen e kesaj krize propozoj:

Ngritjen e Grupeve te Perbashketa Pune ne nivel qendror dhe lokal per organizimin dhe drejtimin e procesit te bashkimit dhe zgjedhjeve ne PDSH ne nivel qendror (5deputete) dhe lokal (5 veta drejtues strukture) (deri me 15/04/2022). Te drejten per te kandiduar e ka cdo demokrat qe ploteson kriteret e percaktuara me pare. Nderkohe duhet te fillojme me urgjence punen ne terren duke dale te gjithe bashke per te dhene mesazhin e bashkimit pasi pas 1 viti kemi zgjedhjet lokale, te japim mesazh te qarte per cdo demokrat qe Grupi Parlamentar eshte i bashkuar dhe i unifikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu