Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur për të tretën ditë radhazi në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.
Ambasadorja po zhvillon një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.
Dy ditë më parë Kim zhvilloi takim me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla ndërsa dje u takua me kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, të cilin e njohu edhe si kryetar të PD-së, çka prodhoi zhurmë të madhe.
Kjo është seria e takimeve që ambasadorja Kim është duke i zhvilluar gjat ditës.