Yuri Kim apo Sali Berisha, kush e fiton këtë garë? Habit me përgjigjen e tij deputeti demokrat

0
Yuri Kim apo Sali Berisha, kush e fiton këtë garë? Habit me përgjigjen e tij deputeti demokrat
Gjigandi

Deputeti i PD Belind Këlliçi e cilësoi një “takim të turbullt” vizitën mes ambasadores së SHBA Yuri Kim dhe  kreut  të Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Duke iu referuar deklartës së diplomates, e cila e konsideroi Alibeajn si kryetar të komanduar të PD-së, Këlliçi tha në “Zonë e Lirë” se ky ishte një qëndrim personal i Kim, duke shtuar se asnjë diplomat nuk qëndron mbi vendimet e gjykatave.

Kush e fiton këtë garë, mes Berishës dhe Yuri Kim?

Këlliçi: Unë gjykoj se beteja me non gratën, Berisha e ka të ndarë nga ndikimi i partisë. Ai nuk po tenton të shkojë në SHBA. Vizita që ndodhi mes Yuri Kim dhe Alibeajt shkaktoi një turbullim dhe habi të madhe. Alibeajn nuk e mohon askush sot si kreu i grupit të PD. Në dijeninë time asnjë diplomat nuk qëndron mbi vendimet e gjykatave. Është një qëndrim personal i ambasadores. Shteti dhe forcat politike nuk drejtohen në Twitter. Do të fitojë vullneti i anëtarësisë demokratike.

Curri: Është thënë se e gjithë PD mund të shpallet non grata.

RonaTyra

Këllici: Ku është thënë kjo, privatisht apo publikisht?

Curri: Është thënë publikisht se mund të izolohet kjo forcë politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu