YouTube ndjek TikTok dhe u lejon përdoruesve eksperimente me ngarkimin e klipeve nga 15 sekonda

0
Gjigandi

Eksperimenti po vjen për përdoruesit në iOS dhe Android.

YouTube ka njoftuar një veçori të re ku përdoruesit mund të regjistrojnë video të shkurtër, 15 sekonda.

Në një postim në blog, YouTube tha që po “teston një mënyrë të re për krijuesit që lehtë të regjistrojnë klipe të shumta direkt në aplikacionin mobil YouTube dhe të ngarkojnë si një video”.

Eksperimenti do të shpërndahet tek përdoruesit në të dy platformën iOS të Apple dhe platformën Android të Google.

Klipet e shumta prej 15 sekondash do të bashkohen në një video, pasi platforma e transmetimit të videove në pronësi të Google teston mënyra të reja që përdoruesit të ngarkojnë përmbajtje nga aplikacioni celular YouTube.

RonaTyra

Përdoruesit do të jenë në gjendje të ngarkojnë video më të gjata, por kjo do të bëhet përmes aplikacionit të galerisë së telefonit tuaj dhe jo vetë aplikacionit YouTube. Mundësia për të regjistruar videoklipe të shkurtra do të jetë e njohur për fansat e TikTok.

Videot e TikTok janë gjithashtu të gjata 15 sekonda, me përdoruesit të aftë të ngarkojnë deri në një minutë përmbajtje duke i lidhur videot së bashku. Aplikacioni ka rreth 500 milion përdorues në të gjithë botën. YouTube nuk është e vetmja kompani që përpiqet të imitojë suksesin e TikTok.

Facebook ka mbështetur dy aplikacione për të luftuar suksesin e kompanisë kineze: Lasso dhe Reels.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu