Ylli i Premierligës: Sezoni të anulohet, askush nuk konsultoi lojtarët

0
Gjigandi

Premierliga rrezikon që të mos rikthehet më për sezonin 2019/20.

Rikthimi në fushat e blerta është kthyer nën jë problem të madh në ligat evropiane. Disa madje tashmë veçse kanë njoftuar për anulimin e sezonit.

Bundesliga vazhdon të jetë e vetmja ligë që ka njoftuar për rikthimin në fushat e blerta, me ndeshjet që priten të luhen në vikendin e ardhshshëm.

Por, njësoj nuk po ndodhë në Spanjë, Itali e Angli. Premierliga angleze po has në rezistencë të lojtarëve.

Anthony Knockaert i Brighton është lojtari që së fundmi ka bërë thirrje që sezoni të anulohet, duke thënë se askush nuk konsultoi lojtarët.

RonaTyra

“Secili lojtar do të jetë në situata të ndryshme. Nuk mendoj se është vendim i duhur që të luajmë pasi do të rrezikojmë”, ka thënë Knockaert.

“Ne të gjithë kemi familjarë në shtëpi. Unë jam 28 vjeç, kam fëmijë. Kjo të frikëson. E kuptoj se, nëse marr virusin, unë mund ta përcjell te më të dashurit e mi dhe mund të prodhoj rrezik”, shtoi lojtari.

“Tani, nëse duhet të kthehem në ligë dhe në punë, unë do të jap maksimumin. Por, nëse duhet mendimi im, unë jam kundër. Opsioni më i mirë është që lojtarët të kenë mundësi të flasin. Është absurde të mos pyeten lojtarët”, ka thënë ndër të tjerash i huazuari te Fulham.

Thuhet se rreth 50 lojtarë të Premierligës kanë shprehur qëndrim kundër rifillimit të sezonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu