Ylli i Premier League fotografohet në shtrat me një bjonde, dy javë para dasmës

0
Ylli i Premier League fotografohet në shtrat me një bjonde, dy javë para dasmës
Gjigandi

Andy Carroll është fotografuar në shtrat me një bjonde të rastësishme vetëm dy javë para dasmës së tij me yllin televiziv Billi Mucklow. Ish-sulmuesi i Liverpool-it dhe Anglisë raportohet se ishte në Dubai. Pas një nate me pije alkoolike, ai u fotografua me shaka nga menaxherja e hotelit, Taylor Jane Wilkey, teksa ishin shtrirë pranë njëri-tjetrit, në shtratin e ish-futbollistit.

Biondja bëri gjithashtu “selfie” para pasqyrës me robdishanin e personalizuar të Carroll. Fotot ua dërgoi miqve të saj në Britaninë e Madhe para se të bëheshin “virale”. Ajo tha për “The Sun”: “Ishte një festë. Pas saj, të gjithë u kthyem në hotelin e tij. Isha unë, Andy dhe shoqja ime”.

Taylor vazhdoi duke shpjeguar: “Unë nuk kam fjetur me të, nuk ishte kështu. Ne ishim tre persona në dhomë. Ishte një ditë dhe një natë e plotë me pije. Qëndruam në ‘Cove Beach’ që nga ora 12, ishte një ditë me të vërtetë dehëse. Andy po avullonte, të gjithë ishim të dehur”.

Taylor shtoi se ajo e bëri foton “për shaka”. Miqtë e afërt të Carroll dhe Mucklow thanë: “Kjo është e turpshme, me dasmën kaq afër”. Carroll, i cili së fundi u lirua nga skuadra e Championship, West Brom, do të martohet me yllin e “Essex” në qershor.

RonaTyra

Kanë kaluar tetë vite që kur futbollisti 33-vjeçar u njoh me Billi Mucklow. Ai ishte nisur për në Dubai javën e kaluar për t’u takuar me gruan e tij të ardhshme përpara se ajo të kthehej në Mbretërinë e Madhe me miqtë e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu