Djali në gjurmët e Igli Tares: Si baba jam njeriu më i lumtur në botë

0
Djali në gjurmët e Igli Tares: Si baba jam njeriu më i lumtur në botë
Gjigandi

“Bëmë baba të të ngjaj”. Kjo është shprehja më adapte që përkufizon lidhjen, por edhe pasionin e të dyve për futbollin. Igli Tare, ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, prej disa vitesh drejtor sportiv te Lazio, ndihet krenar për djalin e madh, i cili po ndjek gjurmët e tij.

Etienne Tare është sulmues i të rinjve të Lazio (U-19). I ndodhur në Tiranë bashkë me babain për finalen e “Conference League”, 19-vjeçari është bërë “gjah” i mediave. Pavarësisht se ka lindur dhe është rritur në Itali, ai flet rrjedhshëm shqip, gjuhën e rrënjëve, siç e përcakton vetë.

I ftuar dje pasdite në emisionin e Rudina Magjistarit në TV Klan, bjondi rrëfeu marrëdhënien që ka me babain, Iglin, si dy shokë. Gjatë emisionit, ish-kapiteni ynë kuqezi i dërgoi një video-mesazh të birit, duke qenë krenar për të:

“Si baba, jam njeriu më i lumtur në botë, sepse Zoti ma ka plotësuar dëshirën që të më dhurojë një djalë si ti. Keni arsim, respekt, dashuri ndaj familjes dhe Shqipërisë. Si baba dhe shok do të doja që ta gjeni rrugën më të mirë në jetën tuaj, gjithmonë ta mbani kokën lart, sepse je një djalë që meriton gjithçka. Duhet ta dish se kudo që të jesh, unë do të jem pranë teje. Të përqafoj dhe të puth fort”.

Pra, një marrëdhënie e veçantë babë e bir në emër të futbollit. Etienne zbuloi ambicien e tij që të bëjë emër në futboll, jo ta njohin prej babait. E goditur shprehja e tij, edhe pse e tha me batutë në emission: “Dëshiroj që një ditë emri im të jetë aq i madh, sa Iglin ta thërrasin babai i Etienne”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu