Ylli i Man City: Duhet të jemi të sigurt para rikthimit

0
Gjigandi

Mbrojtësi i Manchester Cityt, John Stones, mezi pret që sezoni të rifillojë, por vetëm kur është “i sigurt për të gjithë”.

Sezoni i Premierligës raportohet se mund të fillojë përsëri në qershor por pas dyerve të mbyllura për shkak të pandemisë koronavirus.

Stones, 25 vjeç, tha se ishte i interesuar që sezoni të rikthehet, por ai gjithashtu kërkon garanci se njerëzit do të jenë të sigurt.

“Ne të gjithë duam që futbolli të kthehet, mua më shumë se kujtdo, por dua që ai të jetë në kohën e duhur dhe dua që ai të jetë i sigurt për të gjithë”, i tha ai CityTV.

“Për mua si lojtar, ju doni të luani në stadiume plot me tifozë dhe tifozët dëshirojnë të vijnë në ndeshje. Nëse ata nuk mund të arrijnë në stadiume, ata do ta shikojnë atë në TV, por kjo është dashuria dhe pasioni të gjithë e dinë dhe e duan”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu