Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj është një prej emrave më të komentuar në estradë.
Krahas një karriere të suksesshme, artistja përfolët edhe për jetën e saj private dhe natyrisht stilin e veçantë të veshjes.
Me një dukej unike, 29-vjeçarja u shfaq edhe në disa imazhe që ndau së fundmi me fansat në llogarinë e saj në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 1.7 milion persona.
Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram
Krijuesja e hitit “Vespa” pozoi me një fustan të shkurtër dhe mëngë të gjatë dhe dorëza i cili ishte i hapur dhe zbulonte dekoltenë e saj.
Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram
Këtë pamje ajo e përshtati me një palë atlete sportive, ndërsa shihet me makijazh të theksuar dhe flokët e gjata të valëzuara i la të kapura lartë.
Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram
Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit e Xhensilës është bashkëpunimi me Elgit Dodën “A e din”, projekt ky që u prit mirë nga ana e fansave dhe deri më tani ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /
abc24.al/
Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram
Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram