Xavi Hernandez raportohet të ketë arritur marrëveshje me Barcelonën.
Që pas dy barazimeve radhazi të Barcelonës në La Liga, pozita e Quique Setien është vënë në pikëpyetje nga mediet spanjolle.
Setien thuhet se nuk ka besimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, kurse si zëvendësues përmenden emra si Ronald Koeman, Xavi Hernandez e Massimiliano Allegri.
Sipas raportimeve të fundit nga ‘Mundo Deportivo’, Xavi ka arritur marrëveshje me Barcelonën për të zëvendësuar Setien.
Ish mesfushori i katalanëve do të kërkojë 5.4 milionë funte për vit.
Kësaj lëvizje thuhet t’i kenë dhënë dritën e gjelbër edhe Lionel Messi me shokët.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë lëvizje formale gjatë ditëve të ardhshme, ose gjithçka do të lihet për fundin e sezonit.