Mike Tyson ditë më parë ka befasuar të gjithë me transformimin e tij trupor, por edhe me shpejtësinë e tij në stërvitje.
Legjenda e boksit po tenton që të rikthehet në ring për një meç bamirësie, mirëpo ende nuk është caktuar kundërshtari i tij.
Videoja e Tyson nga stërvitjet ka befasuar fansat e tij me shpejtësinë dhe transformimin e tij trupor.
Të njëjtin veprim së fundmi e ka bërë edhe Wladimir Klitschko që ka publikuar një foto nga transformimi i trupit të tij.
Edhe pse si 44-vjeçar, legjenda e boksit duket shumë në formë dhe me gjasë do të ketë një tentim që të rikthehet në ring, sikurse kolegu i tij, Mike Tyson.