Willian nuk synon të përfundojë në Arsenal kur të jetë i lirë gjatë verës, thotë Martin Keown, legjenda e Topçinjve.
Sipas tij, sulmuesi i Chelseat po synon transferimin në Barcelonë ose Real Madrid.
Braziliani është në vitin e fundit te kontratës me Blutë dhe asnjë marrëveshje për rinovimin nuk është arritur.
Duke folur për talkSPORT, legjenda e Topçinjve tha: “Nuk e shoh atë në Arsenal”.
“Mendoj se ai është duke synuar Barcelonën ose Real Madridin”.
“Ai është shumë i talentuar. Chelsea do të jetë më i dobët nëse ai largohet, por Frank Lampard e di se çfarë po bënë. Jam i sigurt se ai dëshiron ta mbajë”.
31-vjeçari është pjesë e Chelsea që nga viti 2013.
Ai ka bërë 329 paraqitje për ‘Blutë e Londrës’, ka shënuar 59 gola.