WhatsApp thuhet se ka filluar të lansojë një veçori të re që lejon përdoruesit të shtojnë deri në 512 anëtarë në një grup bisede. Ky funksion u njoftua nga Meta muajin e kaluar.
Sipas medieve të huaja, platforma e mesazheve po sjell gjithashtu një mori funksionesh të reja, duke përfshirë rritjen e limitit të madhësisë së ndarjes së dosjeve deri në 2 GB dhe reagimet e emoji ndaj mesazheve.
WhatsApp gjithashtu thuhet se po shton një opsion për të ndryshuar mesazhet pasi që ato të jenë dërguar.
Një raport i fundit nga WABInfo tregoi se funksioni për rritjen e anëtarëve në grup do të lansohet për të gjithë përdoruesit e përditësimit më të fundit të qëndrueshëm të WhatsApp.
Funksioni është lansuar gjerësisht, por disa përdoruesve mund t’ju duhet të presin edhe 24 orë më shumë përpara se të mund ta shohin funksionin në WhatsApp-in e tyre. Veçoria u njoftua nga Meta në fillim të majit.