Vlera e Bitcoin ra nën 23 mijë dollarë

0
8
Gjigandi

Bitcoin ra nën 23 mijë dollarë ditën e Hënë duke prekur nivelin më të ulët që prej Dhjetorit të 2020-ës ndërsa investitorët vazhdojnë të shesin asetet që kanë rrezikshmëri të lartë.

Kriptomonedha më e madhe në botë ra nën 23 mijë dollarë sipas të dhënave të CoinDesk duke u tregtuar me 22,764 dollarë ose një humbje prej 17% gjatë 24 orëve të fundit.

Përgjatë fundjavës deri në mëngjesin e së Hënës më shumë se 200 miliardë dollarë janë fshirë nga tregu i kriptomonedhave.

Vlera e përgjithshme e tregut ra nën 1 trilionë dollarë për herë të parë që prej Shkurtit 2021 sipas CointMarketCap.

Tregu i kriptomonedhave është në vështirësi që prej mesit të muajit Maj kur algorimi i stablecoin terraUSD ose UST pësoi kolaps duke tërhequr pas vetes dhe kriptomonedha luna.

Tani industria është e shqetësuar nga një lëvizje e kompanisë të kredidhënies në kriptomonedha quajtur Celsius e cila vendosi të ndërpresë të gjitha tërheqjet, këmbimin dhe transferimin mes llogarive për shkak të “kushteve ekstreme” të tregut.

Kompania ka 1.7 milionë konsumatorë dhe asete me vlerë prej 11.8 miliardë dollarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu