Timo Werner ka bërë historinë në ndeshjen e tij të fundit me RasenBall Leipzig.
Sulmuesi gjerman ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me skuadrën e Leipzig, por në këtë ndeshje ka bërë historinë.
Ai, me golin e shënuar ka tejkaluar rekordin e Daniel Frahn, i cili në pesë sezone me Leipzig shkoi në kutoën e 93 golave.
Sot, Werner ka shënuar golin e tij të 94-të me fanellën e Leipzig, duke vendosur rekord të ri në skuadër.
Werner ka nënshkruar më herët kontartë me Chelsea dhe nuk do të luajë më me skuadrën e Leipzig, kështuqë ai lë skuadrën me një rekord historik.