Skuadra e Werder Bremenit ka njoftuar se sërish kanë bërë testin e koronavirusit.
Teksa pritet që vendimi për Bundesligën të merret nesër (6 maj), me kampionatin që pritet të rikthehet më 15 maj, lojtarët sërish u janë nështruar testit për virusin Covid-19.
Klubi i Werder Bremenit ka bërë të ditur se futbollistët kanë bërë testin për herë të dytë, ku të gjithë kanë dalë negativ.
Werderi përmes Twitterit, ka publikuar foto me yllin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën, ku ka bërë të ditur lajmin.
“Testimi i Covid-19 për herë të dytë te SV Werder Bremeni u bë të dielën, dhe të gjitha rezultatet dolën negative”, ka bërë të ditur klubi gjerman.