KURBIN- Dënohet me 14 vite burg Drane Deda, gruaja që vrau burrin me sqepar. Gjykata e Lezhës dha 21 vite 21 vite burg, por me gjykim të shkurtuar ajo do të vuajë 14 vite.
Gruaja vrau bashkëshortit të saj, Llesh Deda, 61 vjeç, më 20 nëntor të 2020-ës.
Llesh Deda nuk i shpëtoi dot plagëve të marra nga sulmi që iu bë nga bashkëshortja.
Ngjarja e rëndë ndodhi fshatin Sanxhak në Kurbin. Pas një sherri për motive të dobëta, 58-vjeçarja, Drane Deda e qëlloi të shoqin me sqepar.
Burri kishte shkuar në shtëpi nën efektin e alkoolit dhe kishte debatuar me të shoqen. Debati që ka nisur fillimisht me fjalë mes çiftit të bashkëshortëve ka degraduar në dhunë fizike. Në përplasje e sipër, Drane Deda e qëlloi të shoqin me sqepar dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.
Çifti la pas 10 fëmijë.
Drane Deda u shpreh në atë kohë se burri i kishte ‘nxirë’ jetën duke u sjellur vazhdimisht e dhunshme me atë.
“Më detyroi të bëja 10 fëmijë, më është nxirë jeta me të edhe pse kam vijuar të qëndroj kaq gjatë. Atë ditë nuk jemi grindur fare. Ai ishte në gjumë, dhe unë shkova në magazinë mora një sqepar dhe ashtu siç flinte e kam qëlluar dy-tre herë, ku kam menduar se e kam vrarë pasi nuk ka lëvizur fare. Më pas kam shkuar në shtëpinë e kunatës dhe i kam treguar se çfarë kishte ndodhur,”- rrëfeu para oficerëve, Drane Deda.