Vrasje për gjakmarrje e 34-vjeçarit në Mirditë?! Dyshime se u mor peng para ekzekutimit | Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Policia e Shtetit ka shoqëruar disa persona ne lidhje me vrasjen e Eri (Anton) Zefit ditën e djeshme në Zall Xhuxhë të Mirditës. Sipas burimeve, 34-vjeçari Zefi është ekzekutuar në po atë vend ku dhe u gjet, disa orë para se të gjendej rastësisht nga një banor i zonës.
Po ashtu, hetuesit mendojnë se ai mund të jetë marrë peng dhe më pas të jetë vrarë.

Eri Zefi, që njihej dhe me emrin Anton Zefi, ishte i regjistruar si banor në Adriatik të Kurbinit, por jetonte në Durrës me bashkëshorten dhe fëmijën e tij.
Ka dyshime të forta se ai është vrarë për gjakmarrje, pasi vëllai i tij, Ndue Zefi ka vrarë në Durrës, 45-vjeçarin Martin Ndreca, në lokal, pas një sherri të nisur për shkaqe banale; pas vrasjes, Ndue Zefi u dorëzua vetë në Polici. Kjo vrasje ndodhi në muajin shkurt 2019 në Durrës.
Por, sipas burimeve, familja Ndreca nuk e kishte falur vrasësin dhe tashmë po hetohet nëse është hakmarrë mbi të afërmit e tij.
Megjithatë, Policia është duke ndjekur disa pista hetimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu