Vrasja në stacionin e policisë në Tiranë, PD kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm

0
Vrasja në stacionin e policisë në Tiranë, PD kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm
Gjigandi

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me dy ngjarjet e rënda të ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku një punonjës policie qëlloi për vdekje kolegun e tij brenda komisariatit nr. 3 në Tiranë dhe një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë plagosi një qytetar.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti demokrat Flamur Noka tha se ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi duhet të japë dorëheqjen, pasi ka dështuar në garantimin e rendit dhe sigurisë.

“Partia Demokratike dënon me ashpërsi ngjarjet e ndodhura mbrëmë në dy komisiariatet e policisë. Të dy ngjarjet kanë përgjegjës. Më së paku, sot dorëheqjen duhet ta japë Ministri i Brendshëm. Nuk ka çfarë të presë më. Ministri është për të garantuar rendin dhe sigurinë publike të cilat kanë dështuar”, tha Noka.

Sipas Nokës, ngjarjet e ndodhura tregojnë modelin e qeverisjes së mazhorancës dhe shtoi se në rradhët e Policisë së Shtetit janë futur militantë partie e jo profesionistë. /Euronews Albania/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu