Gjykata e Apelit ka lënë në burg Sebastjan Malin, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Hekuran Billa.
Apeli ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Malin i dyshuar si bashkëpunëtor i Viktor Markut.
Viktor Marku, Sebastjan Mali, Adjola Lakra dhe Gjekson (Petrit) Pusi janë arrestuar mnga policia për vrasjen e 40-vjeçarit.