Ani pse kohën e fundit nuk ka publikuar këngë, emri i saj është shumë i dashur për publikun. Zanfina Ismaili është kthyer prapa në kohë, duke hapur arkivat e fotografive. Këngëtarja ka postuar një fotografi, të cilën e kishte realizuar disa vite më parë, gjatë moshës së adoleshencës. “Une e vogel”, është mbishkrimi që Zanfina ia ka lënë fotos, ku kishte veshur një palë pantallona të shkurtër dhe një bluzë. Për ndryshe, Zanfina prej kohësh është shkëputur nga muzika, por këngët e saj pëlqehen ende në publik.