Vodhën vepra antike në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, lihen në burg tre të arrestuarit

0
Gjigandi

Gjykata e Durrësit ka vendosur ”arrest me burg” për tre të arrestuarit e operacionit ”Antikat”.

Gjyqtari i seancës Rexhep Bekteshi la në fuqi kërkesën e prokurorit për arrest në burg për të tre shtetasit Altin Veizaj, 49 vjeç me banim në Fier, Roland Zaimaj 48 dhe Alban Vrapi 37, të dy me banim në Tiranë. Prokurori i çështjes sqaroi në seancë se të arrestuarit kishin mbërritur në Durrës paraditen e 6 korrikut dhe kanë qëndruar në verandën e lokalit të një hoteli në lagjen nr.1 të qytetit. Veizaj që vinte nga Fieri ka pasur brenda një çante në automjet dhe dy objektet për të cilat po kërkonin blerësit potencialë.

Në momentin që do të largoheshin nga lokali ka ndërhyrë policia dhe i ka ndaluar. Në seancën gjyqësore ata nuk kanë deklaruar gjë duke ua lënë fjalën avokatëve që kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurimit personal. Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje

Veizaj ka deklaruar se e ka gjetur Amforën në grykëderdhjen e Vjosës, ndërsa ‘Stela e Varrit’, pjesë e një sarkofagu, nuk është objekt antik, por një imitacion që e ka bërë vetë. Interesimi i një personi nga Durrësi për objekte të lashta për të cilat interesohej një blerës i huaj e ka sjellë Zaimajn, që do të bënte ndërmjetësin, dhe Vrapin në Durrës për t’u takuar fillimisht me Veizajn. Ata do të shihnin konkretisht objektet që ai kishte për shitje dhe vijuar më pas me përpjekjet për shitjen e tyre.

RonaTyra

Do t’i mbetet specialistëve të arkeologjisë të përcaktojnë nëse stela e varrit është një kopje apo objekt antik dhe thjesht një përpjekje e Veizajt për të shmangur përgjegjësinë penale nga vetja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu