Qytetari zbulon kokën antike, arkeologia shqiptare reagon ashpër: Ky është krim, të dorëzohet menjëherë

0
Gjigandi

Ditën e djeshme një person ende i paidentifikuar është shprehur se ka zbuluar një kokë statuje antike teksa po punonte tokën.

Ky njoftim është publikuar nga faqja “Albanian Archaeoloy” në Facebook, ku shkruhet:

“Një qytetar na shkruan se ka gjetur këtë “Kokë mermeri” duke punuar tokën e tij dhe pyet nëse dikush ka ndonjë ide se cilës epokë i përket.”

Ky zbulim i ka rënë në sy menjëherë pedagoges së Arkeologjisë, Iris Pojani, e cila shprehet se kjo kokë mund t’i përkasë Apolonit ose Dionisit, perëndi nga antikiteti.

RonaTyra

Por më e ashpër në reagim ka qenë arkeologia Etleva Nallbani, e cila shkruan se kjo kokë skulpture duhet të dorëzohet menjëherë si objekt muzeal dhe nga aty të gjurmohet zbulimi i saj.

Arkeologia Nallbani shkruan:

Sikurse e percakton studiuesja Iris Pojani, qe koka e skuptures i perket ose Dionisit ose Apolonit, kjo tregon se ne vendgjetjen e saj, ka ose qytet ose tempull, pra nje strukture shume me domethenese, ku integrohet kjo skulpture. Ajo jo vetem qe duhet te dorezohet si nje objekt muzeal, por duhet gjurmuar me patjeter zbulimi i vendgjetjes se saj. Ne te kundert, zhduket nje e dhene historike me vlere te madhe : nje vend kulti apo nje qytet antik, ne gjurmet e te cilit na çon kjo koke.

Ne nje shtet funksional, duhet qe organet kopetente te meren urgjent me burimin e informacionit, pra te ngjiten nga paraqitesi ne FB, ndrejt personit qe e ka deklaruar si te gjetur ne token e tij. Dhe atje, minimalja te marrin te gjitha te dhenat profesionale ne terren.

Duke perjashtuar skulpturen e ketij rasti, e cila paraqitet si gjetje ne prone private…, marr shkas te shprehem, se ky eshte krimi me i madh qe i behet trashegimise nga germimet klandestine. Nxjerja e objekteve jashte konteksti dhe zhdukja e tyre perfundimisht nga te dhenat historike. Dhe per çfare ?! Per « ndertimin » e statusit individual te personave me para… Kete te fudit ia le antropologjise sociale ta studioje si fenomen…

Lajmi i Fundit.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu