41-vjeçari, i quajtur Muhamet Velo është vënë në prangat e policisë së Vlorës, për shkak se është kapur me 56 doza kanabis të cilat i shpërndante në afërsi të shkollave dhe qendrave të internetit. Ai është arrestuar në një nga rrugicat e lagjes “Partizani” ku edhe banonte. Po ashtu në një distancë të afërt u kapën edhe R. Xh, 23 vjeç, i cili është vënë nën hetim, pasi pas kontrollit personal iu gjet një dozë kanabisi, e cila dyshohet të jetë shitur nga Muhamet Velo. I arrestuari u vu në pranga falë operacionit ‘PlayStation’ dhe akuzohet për ‘Prodhimin dhe shitja e narkotikeve’.
Ballina Aktualitet Vlorë/ Arrestohet 41-vjeçari , shpërndante drogë pranë shkollave – Lajmi i Fundit