Vlen edhe për shqiptarët! Doni të luani në ‘Camp Nou’, mjaftojnë vetëm 300 euro për person

0
Vlen edhe për shqiptarët! Doni të luani në ‘Camp Nou’, mjaftojnë vetëm 300 euro për person
Gjigandi

Iniciativë interesante e Barcelonës për të fituar para në çdo mënyrë të mundshme, e gjendur në një situatë mjaft kritike financiare. Në fakt “Camp Nou” bëhet një fushë me qira!

Klubi katalanas do ta vërë në dispozicion strukturën e tij në datat 6 dhe 11 qershor me një shifër prej 300 euro për person për një orë ndeshje.

Jo vetëm fusha, blaugranat ofrojnë gjithashtu një përvojë totale mes dhomave të zhveshjes, gjyqtarëve profesionistë dhe ndihmës mjekësore, siç shpjegohet nga skuadra me një deklaratë zyrtare:

“A keni ëndërruar ndonjëherë të luani në “Camp Nou”? Tani është e mundur, vini vetëm ose me miqtë për të shijuar ndeshjet e organizuara nga Barcelona në ‘Camp Nou’ këtë verë”.

Tifozët në rrjetet sociale kanë nisur një fushatë për të ndihmuar klubin, që nuk është në gjendje të mirë financiare.

RonaTyra

Merkatoja –  Nuk duhet harruar se bomberi i Bayern Munich është objektivi prioritar i klubit katalanas për këtë verë. Në fakt, Javier Tebas, presidenti i La Liga-s ka shpjeguar se Barça do të duhet të shesë lojtarë të tjerë në mënyrë që të marrë Lewandowski:

“Laporta e di se çfarë duhet të bëjë. Ai i njeh në mënyrë të përsosur rregullat tona të kontrollit ekonomik dhe situatën financiare të Barcelonës. Rregullat janë për të shmangur problemet e mëdha ekonomike në klubet spanjolle. Nuk e di nëse ai do të shesë De Jong, Pedri apo Pepito Perez.

Laporta e di se çfarë duhet të bëjë, të shesë asete dhe të hyjë më shumë në partneritete me sponsorë, kjo është ajo që duhet të bëjë. Barça ka pasur shumë humbje të akumuluara në vitet e fundit, disa prej të cilave mund të ishin shmangur. Barça e ka arkën bosh, sot për sot nuk mund të nënshkruajë me Lewandowski”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu