Vitamina B12 dhe rreziku që sjell mungesa e saj tek personat me Covid-19

0
Gjigandi

Në vazhdën e studimeve që po kryejnë shkencëtarët për të zbuluar sa më shumë rreth COVID-19 është zbuluar një fakt interesant për vitaminën B12. Mungesa e kësaj vitamine në organizëm në këtë kohë pandemie është problem sepse rrit rrezikun e vdekshmërisë nga COVID-19 tek njerëzit dhe veçanërisht në moshën e tretë.

Mungesë e vitaminës B12 mund të mos diagnostikohet siç duhet në disa raste, megjithatë pasojat e një gjëje të tillë mund të jenë fatale për dikë të prekur nga koronavirusi.

Nivelet e pamjaftueshme të vitaminës B12 mund të nënshtrojnë sistemin imunitar dhe të pengojnë aftësinë e trupit për të prodhuar antitrupa ndaj infeksioneve virale. Mangësi të rënda të vitaminës B12 madje mund të shkaktojnë hiperomocisteinemi, një gjendje që mund të shkaktojë mpiksjen e gjakut në tru, mushkëri dhe këmbë.

Suplementët e vitaminës B12 ofrojnë mbështetje premtuese për shëndetin e trurit dhe të gjithë organizmit .Perthithjen më të mirë e ka Vitamina B12 sublinguale.

Por përveç suplementëve që shiten në farmaci, vitaminën B12 mund ta merrni edhe nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu