Vidhet zyra e Drejtorisë së Transportit Rrugor në Kashar, detajet e para

0
Gjigandi

Zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në Kashar kanë rënë pre e një vjedhje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa është raportuar sot në mëngjes. Dy persona, ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një objekti.
Ende është e paqartë nëse janë marrë para apo edhe dokumenta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 24.06.2020, rreth orës 07:45, është njoftuar salla operative se gjatë natës, në Kashar, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një objekti.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu