Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 34 vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A. D., e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
–
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisaristit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasit:
-E. Q., 20 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 radio si ato të Policisë;
-I. S., banues në fshatin Tërbaç, Elbasan, për veprën penale “Kanosja”, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasen E. Gj.;
-Dh. B., 59 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kostatua duke kryer punime ndërtimi pa leje;
–
Në Komisariatin e Policisë Gramsh ka bërë kallëzim shtetasja I. B., 47 vjeçe, banuese në fshatin Pishaj, Gramsh, se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi G. B., 51 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.