Dua Lipa i është përgjigjur “furtunës” së komenteve që shkaktoi ftesa e saj nga Instagrami drejtuar kompanisë amerikane Apple për të vendosur Kosovën në hartën e tij.
Këngëtarja postoi në këtë platformë dhe në Twitter foto të hartës së “Shqipërisë së Madhe” me mbishkrimin “autochthonous“ (autokton). Por ndërsa mori mbështetjen e shumë shqiptarëve, një sërë përdoruesish serbë të rrjeteve sociale reaguan ashpër, duke shkruar se “Kosova është Serbi”.
View this post on Instagram
au•toch•tho•nous adjective (of an inhabitant of a place) indigenous rather than descended from migrants or colonists
A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on Jul 19, 2020 at 12:05pm PDT
Dua sqaroi po përmes Instagramit se postimi i saj nuk ka pasur për qëllim të nxisë urrejtje, ajo thjesht kërkon që vendi i vet të përfshihet në hartë.
“Postimi im i mëparshëm nuk u bë kurrë me qëllimin që të nxisë urrejtje. Më trishton dhe më nervozon fakti që postimi im është keqinterpretuar nga disa grupe dhe individë që promovojnë përçarje etnike, diçka që unë e refuzoj. Gjithmonë kur unë postoj për Kosovën, rrjetet e mia sociale bombardohen, edhe nëse është diçka që mund të ketë lidhje me ushqimin apo muzikën, dhe jam përballur me një rezistencë të egër ndaj një ideje për një kulturë autentike kosovare. Ne të gjithë meritojmë të jemi krenarë për etninë tonë dhe nga vijmë. Unë thjesht dua që vendi im të përfaqësohet në hartë dhe të jem e aftë të flasë me krenari për vendin mëmë. Unë inkurajoj këdo që të përqafojë trashëgiminë e tij dhe të dëgjojë e mësojë nga të tjerët. Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë”, ka shkruar këngëtarja e njohur.
Nismën e ka ndjekur dhe një tjetër e famshme shqiptare, Rita Ora. Aktualisht, kufijtë e Kosovës në hartën e Apple-it janë shënuar me ngjyrë të kuqe të zbehtë, ndryshe nga vendet e tjera që ndahen me një ngjyrë të ndritshme dhe një linjë e trashë.
Burimi: top-channel.tv