Vdes dhe një person nga COVID-19, shkon në dy numri i viktimave në Kamenicë

0
Gjigandi

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se sot ka vdekur një qytetar i prekur nga virusi COVID-19.

Kastrati përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky është rasti i dytë nga kjo komunë.

Ai po ashtu sërish bëri thirrje që qytetarët të vetëdijësohen për kujdesin dhe parandalimin ndaj virusit COVID-19.

“Sapo u njoftuam nga IKShP se qytetari J.H i prekur nga #COVID19, ka ndërruar jetë në Spitalin Regjional të Gjilanit. Ky është rasti i dytë në komunën tonë i humbjes së jetës si pasojë e virusit SARS-CoV-2. Këto dy raste duhet të na vetëdijësojnë që kujdesin ndaj parandalimit të pandemisë ta vazhdojmë edhe më tutje. Uroj që rastet e tilla të jenë të fundit për komunën tonë, kurse apeloj tek të gjithë t’i respektojnë tri udhëzimet kyqe në parandalimin e virusit SARS-CoV-2. Pra #mbanimaskën, #respektojenidistancën dhe #pastroniduart. Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka shkruar Kastrati në Facebook. 

Sapo u njoftuam nga IKShP se qytetari J.H i prekur nga #COVID19, ka ndërruar jetë në Spitalin Regjional të Gjilanit. Ky…

Posted by Qëndron Kastrati on E mërkurë, 22 korrik 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu