Vedat Muriqi konsiderohet si yll i ekipit turk Fenerbahçes, por edhe i Kombëtares së Kosovës.
Futbollisti krahas sukseseve në karrierë është edhe një bashkëshort dhe prind i përkushtuar. Madje koha e pandemisë ka shërbyer si mundësi që ai të jetë më shumë pranë tyre.
Vedati është baba i një djali e i cili tashmë është rritur shumë dhe ka filluar t’i ngjajë të atit në dukje.
Futbollisti ndau një fotografi përkrah të birit simpatik i cili dukej i lumtur në krahët e babait.
Sipër fotografisë të shumta ishin komentet e miqve dhe adhuruesve të shumtë të yllit kosovar të futbollit./Indeksonline/