Fenerbahce ka kaluar në epërsi ndaj Yeni Malatyaspor në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Turqisë.
Ishte Vedat Muriqi, ai që realizoi për vendasit në minutën e 70-të.
Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës u gjet mjaftë mirë në zonë nga Hasan Ali Kaldirim, duke shënuar me kokë.
Ky ishte goli i 15-të për Muriqin deri më tani në këtë edicion për Fenerbahcen.