20 shtetasve shqiptarë u është refuzuar hyrja nga pala greke në kufi për në shtetin grek, ndërsa dy persona janë kthyer nga pala shqiptare. Kjo valë masive kthimesh ka ndodhur në 24 orët e fundit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Shkak për këtë është bërë se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë pasur para si garanci me vete, ndërsa një pjesë tjetër kanë kaluar kohën prej 6 muajsh në vendet e Shengenit. Tashmë është periudha, kur një numër shumë i madh shqiptarësh zgjedhin punësimin sezonal në Greqi, pavarësisht se puna e tyre kryhet në të zezë.
Ballina Aktualitet Vale masive kthimesh ne Kakavije, dhjetra qytetareve iu refuzohet kalimi nga pala...