Vale masive kthimesh ne Kakavije, dhjetra qytetareve iu refuzohet kalimi nga pala greke – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

20 shtetasve shqiptarë u është refuzuar hyrja nga pala greke në kufi për në shtetin grek, ndërsa dy persona janë kthyer nga pala shqiptare.   Kjo valë masive kthimesh ka ndodhur në 24 orët e fundit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.     Shkak për këtë është bërë se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë pasur para si garanci me vete, ndërsa një pjesë tjetër kanë kaluar kohën prej 6 muajsh në vendet e Shengenit.     Tashmë është periudha, kur një numër shumë i madh shqiptarësh zgjedhin punësimin sezonal në Greqi, pavarësisht se puna e tyre kryhet në të zezë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu