Vajza albine trondit me historinë: Mësuesja tentoi të më hidhte nga shkallët kur isha 10 vjeçe

0
Vajza albine trondit me historinë: Mësuesja tentoi të më hidhte nga shkallët kur isha 10 vjeçe
Gjigandi

Elisa Zgena është një vajzë albine që ka lindur në Maj të vitit 1992. Ajo ka një lëkurë të bardhë, vetulla të bardha, por është më e veçante se ne jo vetëm për shkak të lëkurës por edhe të pozitivitetit.

Shpesh herë ajo është paragjykuar, bullizuar për pamjen e saj të jashtme.

Në emisionin “Shqipëria Live” ka rrëfyer historinë e saj duke treguar se në shkollë e shihnin si jashtëtokësore. Kjo e shoqëroi deri në fakultet, kur zgjodhi të mos shkonte më në shkollë sepse e shihnin ndryshe.

Elisa: Pyetja që më vinte më shpesh nga njerëzit ishte pse je ti kaq e bardhë. Pastaj pyeta mamin dhe më shpjegoi. Ndërsa duke u rritur, kjo cështje shpjegohej në biologji që nuk ishte sëmundje. Mezi prisja që të gjithë të dëgjonin që nuk isha jashtëtokësore.

Më përpara kam qenë shumë tip i mbyllur, shumë asociale. Në universitet, pas ditës së parë i thashë mamit nuk shkoj më atje. Ishte një klasë vetëm me cuna. Isha për regji. Atë ditë ndodhën shumë gjëra, pothuajse ndejta vetëm fare, por vazhdoi dhe thashë nuk bëj më asgjë.

RonaTyra

Rasti më tronditës që ka përjetuar është kur mësuesja e shtyu nga shkallët, por i shpëtoi rrëzimit sepse u mbajt fort.

Elisa: Isha në klasë të katërt, rreth 10 vjeçe, do dilnim për pushim dhe isha e fundit nga rreshti. Zysha doli dhe mbylli derën, unë mendova se e mbylli nga nxitimi. Mbylli derën dhe nuk dola në pushim,  mendova se harroi. Po rrija tek dritarja, po prisja që të vinin të më merrnin, mbaroi pushimi dhe nuk kisha ngrënë e pirë akoma. Duhet të prisja edhe 3 orë të tjera deri tek pushimi tjetër. Kalova ato tre orët dhe u mundova të dal më shpejt që të mos më harronte më brenda dhe kur dola, ajo më shtyu nga shkallët, por fatmirësisht nuk u rrëzova sepse u mbajta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu